Telegrafi

Coronavirus: Klopp me nervozizëm u thotë tifozëve të Liverpoolit t’i largojnë duart

Jurgen Klopp duket se është mjaftë i shqetësuar nga coronavirusi që ka filluar të përhapet metë madhe edhe në Evropë.

Trajneri gjerman ka refuzuar t’u jap dorën tifozëve të Liverpoolit, para se të fillonte takimi i dytë në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

Klopp me një nervozizëm është shprehur ndaj tifozëve të The Reds: “Largoni duart”.

Lexo po ashtu Derbi i Ligës së Kampionëve: Liverpooli me disa mungesa ndaj Atletico Madridit, formacionet zyrtare

Strategu i skuadrës angleze tashmë është në dijeni nga rreziku i virusit vdekje prurës, e që është nervozuar në momentin që përkrahësit i zgjatën dorën.

Kujtojmë se takimin e parë e fituan madrilenët me rezultat 1-0 me golin e realizuar nga Saul Niguez qysh në minutën e katërt. /Telegrafi/