Jurgen Klopp duket se është mjaftë i shqetësuar nga coronavirusi që ka filluar të përhapet metë madhe edhe në Evropë.
Trajneri gjerman ka refuzuar t’u jap dorën tifozëve të Liverpoolit, para se të fillonte takimi i dytë në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit.
Klopp me një nervozizëm është shprehur ndaj tifozëve të The Reds: “Largoni duart”.
Strategu i skuadrës angleze tashmë është në dijeni nga rreziku i virusit vdekje prurës, e që është nervozuar në momentin që përkrahësit i zgjatën dorën.
Kujtojmë se takimin e parë e fituan madrilenët me rezultat 1-0 me golin e realizuar nga Saul Niguez qysh në minutën e katërt. /Telegrafi/
Jurgen Klopp not taking any risks: "Put your hands away" 😷 @brfootball https://t.co/MZJLICG3Nt
— Bleacher Report (@BleacherReport) March 11, 2020