Telegrafi

Corona publikon videon e Allegrit në kazino duke fituar mijëra euro

Fabrizio Corona vazhdon të publikoj dëshmi të reja rreth skandalit të basteve në futbollin italian.

Paparaci i famshëm italian ka zbuluar emrat e shumë futbollistëve ku i pari që është dënuar është Nicolo Fagioli i Juventusit me shtatë muaj suspendim.

Corona ka zbuluar emra të tjerë si Nicolo Zaniolo, Nicola Zalewski, Sandro Tonali, Federico Gatti e të tjerë.

Por tani Corona ka publikuar edhe një video të trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri i cili shihet në një kazino në Montecarlo.

Lexo po ashtu Barella shpërthen pasi emri i tij u përmend nga Corona për vendosje të basteve

Paparaci i njohur, këtë herë ka bërë publike një video ku një informator i tij, tregonte foto të Massimiliano Allegrit, trajnerit aktual të Juventusit, teksa luante në kazino.

Informatori i tregonte Coronës se AlLegri kishte luajtur shuma të mëdha, teksa kishte fituar një të tillë prej 30 mijë eurosh.

Lexo po ashtu Rrëfimi tronditës i Sandro Tonalit: Kam vënë bast edhe për ndeshjet e Milanit

“Luante shumë, ishte në MonteCarlo. Në një moment fitoi 30 mijë euro dhe i dha tre mijë një personi në krah duke i thënë ‘mbaje, kjo është për faturën’. Fatura është skedina, ai i dha paratë për t’i paguar skedinën. Vinte shumë baste nga kazinoja për Serinë B. E ndiqte nga celulari, jam i sigurt 100 për qind”, i tha informatori Coronës nëpërmjet videos.

Nëse vërtetohet një gjë e tillë, atëherë si futbollistët edhe Allegri do të jetë në telashe të mëdha. /Telegrafi/

@rompipallone.it♬ suono originale – Rompipallone