Site icon Telegrafi

Çorbë pule me topëza mielli

Created by Readiris, Copyright IRIS 2012

Përbërësit:

▪ 600 gr. mish pule
▪ 100 gr. karota
▪ 100 gr. erëza
▪ 100 gr. qepë
▪ 100 gr. presh
▪ pak lulelakër
▪ borzilok
▪ 2 lugë vaj, kripë, piper i bluar
▪ përafërsisht 150 ml. ujë për thekje
▪ një lugë qepë e grirë
▪ 2 thelb hudhër
▪ një lugë miell
▪ verë apo uthull, sipas shijes
▪ topëza mielli
▪ 150 mg. miell i bardhë
▪ 1 vezë
▪ ujë, kripë

Përgatitja:

Të gjitha perimet i pastrojmë, dhe i presim në copa të vogla. Hedhim mishin, erëzat, borzilokun, dhe perimet në ujë të ftohtë.

I kriposim, shtojmë piper dhe i ziejmë derisa të zbuten.

Qepën e grirë skuqim në dy lugë vaj, deri sa të fitojë ngjyrën e verdhë të çelure më pas, shtojmë hudhrën e shtypur dhe miellin dhe i lagim me ujë. I përziejmë mirë e më tej, përzierjen e hedhim në çorbën valë dhe i ziejmë edhe pak.

Topëzat e miellit i përgatisim në mënyrë të atillë, që nga mielli, vezët, uji dhe kripa, të formojmë një brumë, mesatarisht të dendur.

Brumin e vendosim në dërrasë dhe me thikë presim topëzat, të cilat i ziejmë në çorbë.

Çorbën me topëza e ziejmë, për pesë minuta dhe më pas e shërbejmë.

/Telegrafi/

Exit mobile version