Telegrafi

Çorape dhe taka, tendenca që ‘sfidon’ Orinda Huta (Foto)

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Orinda Huta ka rënë gjithmonë në sy për stilin e saj unik.

Ajo vjen me elegancë dhe shije në thuajse çdo fotografi që publikon në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Tri nuse të estradës në vellon e bardhë – Cila dukej më bukur? (Sondazh)

E tillë, Orinda vjen edhe në fotografinë e fundit të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

E veshur me fund të zi dhe xhup të kuqe, ajo sfidon tendencën e modës, teksa vesh takat e kuqe me çorape rozë.

Orinda Huta vesh çorape me taka. Burimi i fotos: InstaStory

Një stil i tillë nuk është i zakonshëm, por mesa duket Orinda ka vendosur ta provojë veten se si duket në këtë stil.

Dhe në fakt, komentet dhe pëlqimet nga fansat në këtë fotografi nuk kanë munguar.

Ajo gëzon një pamje mjaft të bukur prej bionde, gjersa është ndër të paktat personazhe publike që i ka rezistuar tendencës për të bërë ndërhyrje estetike. /Telegrafi/