Telegrafi

Coquelinit i pëlqen partneriteti me Xhakën

Francis Coquelin ka vetëm fjalë të mira për mesfushorin shqiptare, Granit Xhaka.

Mesfushori nga Prishtina ka formuar një partneritet në mesfushë me Coquelin pasi Cazorla pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës, dhe ai ka impresionuar francezin me pasimet dhe qetësinë e tij.

“Xhaka ka cilësi të mëdha në pasime, të afërta dhe të thella. Ai ka një top të fundit të mrekullushëm”, ka thënë Coquelin për Arsenal Player.

Lexo po ashtu Këto janë 10 transferimet më të mira të futbollistëve shqiptarë në vitin 2016 (Foto)

“Ai është një lojtar i kompletuar. Unë nuk e di se sa paraqitje ka ai për Zvicrën dhe është vetëm 24 vjeç. Ai ende nuk është përshtatur, por ai është bërë i madh”, përcjell Telegrafi.

“Çdo ekip do të vuante pa Santin. Ai ka qenë i pabesueshëm që kur ka nënshkruar këtu. Por, unë mendoj se lojtarët të cilët kanë luajtur në pozitën e tij kanë bërë mirë si [Aaron] Ramsey dhe Xhaka”, përfundoi francezi.

Lexo po ashtu Xhaka pas fitores: Viti 2017 filloi më së miri (Foto)

Ndryshe, Xhaka ka shënuar tre gola në 24 paraqitje në të gjitha garat për Arsenalin. /Telegrafi/