Hulumtuesit e firmës Check Point Software Technologies, thonë se virusi i llojit malware, i njohur si CopyCat, ka infektuar 14 milionë pajisje Android.
Përmes infektimit të këtyre pajisjeve, malware arriti të gjenerojë 1,5 miliard dollarë nga instalimi i aplikacioneve, të cilat mashtrojnë dhe tregojnë reklama të rreme.
Malware në formë të plotë ka operuar nga muaji prill deri në maj të vitit të kaluar, duke u përhapur në një numër të madh të telefonave dhe tabletëve.
Përhapjen e veprimit në pjesën më të madhe e mundësuan shitoret e aplikacioneve. /KP/