Machester City ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Copenhagen në ndeshjen e parë të 1/8 së finalen në Ligën e Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Evropës triumfoi në kryeqytetin danez me rezultat 1-3 duke pasur dy gola epërsi për ndeshjen e kthimit.
Kevin de Bruyne, Bernardo Silva dhe Phil Foden ishin autorët e tre golave të Manchester Cityt në këtë takim.
Dy mesfushorët e Cityt, Phil Foden dhe Kevin de Bruyne kishin paraqitje fantastike në këtë sfidë, me anglezin që mori notën 9,2 dhe belgut 9,0.
Nota më e ulët te City shkoi për portierin Ederson (5,8) që bëri gabim trashanik te goli i pëssuar nga Magnus Mattsson i vendasve.
Ndërkohë te skuadra daneze nota më e lartë shkoi për portierin polak Kamil Grabara që bëri disa pritje fantastike në këtë duel. /Telegrafi/