Telegrafi

Copa të fasadës bien nga një ndërtesë, Komuna e Prishtinës ndërmerr masa

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar rënien e copëzave të fasadës nga një ndërtesë në kryeqytet.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Prishtinës thuhet se rënia e copave shkakton rrezikshmëri të lartë për vizitorët dhe kalimtarët e rastit, prandaj edhe kanë vepruar, transmeton Telegrafi.

“Morëm menjëherë masa të nevojshme. Pas reshjeve të mëdha ditëve të fundit, nga kulmi i objektit Europe House Kosovo kanë filluar të bijnë copa të mëdha të betonit e fasadës. Kjo shkakton rrezikshmëri të lartë për vizitorët dhe njëkohësisht për kalimtaret e rastit. Morëm menjëherë masa të nevojshme për të zgjidhur këtë situatë sa më shpejtë. Policia Kosovës dhe Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë janë të pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar që kalimtarët të jetë e sigurt”, thuhet në njoftim.

Tutje, Komuna e Prishtinës thekson se siguria e qytetarëve është prioritet. /Telegrafi/