Telegrafi

NASA: Copa e akullit 30 herë më e madhe se Manhattan rrezikon të shkëputet nga Antarktiku

NASA ka paralajmëruar se copa e akullit 30 herë më e madhe sesa Manhattan, së shpejti do të mund të shkëputej nga Antarktiku.

Ata kanë theksuar se ky fakt përbën problem të madh për hulumtuesit që aktualisht janë duke bërë kërkime në Antarktik, duke shtuar se e ardhmja e tyre është e panjohur, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët e kanë analizuar Antarktikun që nga viti 1915, por pretendojnë se kjo çarje mund të jetë më e madhja që ndonjëherë mbahet në mend.

“Ende nuk dihet se çfarë situate do të krijohet, që do të thotë se nuk dihet e ardhmja e infrastrukturës për hulumtime të ekipeve të ndryshme që janë në Antarktik që nga viti 1955”, kanë njoftuar zyrtarët e NASA-s.

Në tetor të vitit 2016 ishte shënuar progres i madh në hulumtime, por problem të madh aktualisht është duke përbërë kjo çarje.

Në anën tjetër NASA njofton se kjo çarje mund t’i rezistoj shkëputjes së plotë edhe për 35 vite, por deri më tani dihet vetëm se ajo është zgjeruar në rreth 4 kilometra vetëm gjatë një viti.

Fal pamjeve satelitore dhe aeroplanëve vëzhgues, NASA mund të analizojë në detaje lëvizje e akujve. /Telegrafi/