Site icon Telegrafi

Conti: Besoj në Ligën e Kampionëve

Andrea Conti në bankën rezervë ndaj Chievos (Foto: Getty Images)

Më në fund Andrea Conti i është kthyer Milani pas lëndimit disa mujor.

Mbrojtësi italian beson që skuadra kuqezi do të përfundojë sezonin në zonën e Ligës së Kampionëve.

Por, sipas ish-yllit të Atalantas ndeshjet ndaj Interit dhe Juventusit nuk do jenë vendimtare për arritjen e objektivet.

Andrea Conti në ndeshjen kundër Shkëndisë (Foto: Getty Images)

“A besoni në LK? Po besoj. Besoja edhe më parë, kur pikët e shkëputjes ishin edhe më të mëdha. Sipas klasifikimit rival kemi Interin dhe Lazion”.

“Do jeni një nga pikat kyçe për të arritur objektivin? Shpresoj që në fushë të jem një armë më shumë”.

“Juve e Inter do të jenë ndeshje vendimtare? Vendimtare nuk e di, por sigurisht që të rëndësishme”, ka thënë Conti.

Aktualisht Milani ka 50 pikë, pesë më pak se Interi që renditet në pozitën e katër. /Telegrafi/

Exit mobile version