Antonio Conte po konsideron mundësinë që ta rikthejë Nathan Ake në “Stamford Bridge” pas huazimit te Bournemouthi.
Trajneri italian ka folur për mbrojtësin 21-vjeçar, Ake, i cili këtë sezon është duke impresionuar me paraqitjet e tij te skuadra e Bournemouthit.
Ake ka arritur të tregoj paraqitje të shkëlqyera këtë sezon, duke shënuar edhe tri gola, teksa kjo ka bërë që ‘Blutë’ të mendojnë rikthimin e tij nga huazimi, duke shfrytëzuar klauzolën në kontratën e tij, përcjell Telegrafi.
“Ake është një lojtar i shkëlqyer dhe ka startuar në pesë ndeshjet e fundit me Bournemouthin, dhe po luan në çdo ndeshje për Bournemouth”, ka thënë fillimisht Conte, raporton Goal.
“Të jemi i sinqertë, jam duke e përcjell atë sepse Ake mund të jetë një mundësi e mirë për ne në këtë afat kalimtar. Po, ne mund ta rikthejmë atë”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/