Trajneri i ardhshëm i Chelseat, Antonio Conte, ka shikuar ndeshjen mes Interit dhe Napolit në shkallët e stadiumit San Siro.
Sipas Calciomercato, trajneri i përfaqësueses së Italisë thuhet se ka vëzhguar mbrojtësin kolumbian të Nerazzurrëve, Jeison Murillo.
Murillo shikohet si zëvendësues perfekt i John Terry i cili do të largohet nga Blutë me të përfunduar sezoni.
Po ashtu Conte ka shikuar edhe mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili është një tjetër mundësi për mbrojtjen e londinezëve për sezonin e ri. /Telegrafi/