Telegrafi

Conte u përgjigjet kritikave se ka bllokuar kalimin e Costas te Atletico Madrid

Avokati i i Diego Costas, Ricardo Cardoso, ka pohuar se Antonio Conte ka bërë të pamundurën kthimin e klientit të tij te Chelsea.

Por trajneri i kampionëve të Ligës Premier ka vënë në pikëpyetje deklaratën e Cardosos rreth sagës më të gjata të transferimit të verës.

“Nuk e kuptoj pse avokatët po përfshihen”, u përgjigj ai. “Situata është shumë e qartë dhe është gjithmonë e njëjtë.”

“Për mua, situata është shumë e thjeshtë. E përsëris atë që kam thënë në të kaluarën, ndoshta 10 ditë më parë, se lojtari, agjenti i tij dhe klubi e dinin shumë mirë të ardhmen e lojtarit gjatë verës”.

“Costa dëshiron të largohet nga klubi dhe të kthehet te Atletico Madrid, por ai është lojtar i Chelseat, edhe nëse trajneri nuk llogarit tek ai për sezonin 2017/18”, tha Antonio Conte. /Telegrafi/