Antonio Conte ka thënë fitimi i Ligës Premier do të ishte arritje më e madhe se tre titujt që i ka fituar me Juventusin në Serie A.
Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Southamptonit, gazetarët e kanë pyetur se a do të ishte arritja më madhe për të po ta fitonte kampionatin anglez që në sezonin e parë.
“Po, pa dyshim. Për mua, për lojtarët, për klubin. Ta fitosh titullin në Angli është një arritje e madhe. Të fitosh në Angli në këtë kohë, nuk është lehtë”.
“Tash, është një sezon i mirë. Që të bëhet i shkëlqyer dhe fantastik, ekziston vetëm një mënyrë: të përpiqemi ta fitojmë”, ka thënë Conte.
Strategu italian e udhëhoqi Juven drejt tre titujve kampionalë, pastaj mori drejtimin e përfaqësueses së Italisë, ndërsa në fillim të këtij sezoni u angazhua te Chelsea. /Telegrafi/