Trajneri i Interit, Antonio Conte është i përgatitur të sakrifikojë mbrojtësin Milan Skriniar për të ofruar mesfushorin e Tottenham Hotspur, Tanguy Ndombele.
Conte nuk është bindur nga motori i mesfushës së Interit, duke besuar se ekipit të tij i mungon një fitues i topit.
Sipas gazetës Tuttosport, nënshkrimi i tij ideal do të ishte kiliani Arturo Vidal, por Barcelona nuk dëshiron ta shesë lojtarin.
Ky medium shton, se tani trajneri italian po bën presion për të arritur te transferimi i francezit Ndombele.
Dhe duke e ditur se Tottenhami është i interesuar për Skriniar, Conte ka dhënë dritën e gjelbër që të ndodhë një shkëmbim mes këtyre dy lojtarëve.
Spurs thuhet se tashmë kanë hapur bisedime me përfaqësuesit e Skriniarit për kushtet personale. /Telegrafi/