Telegrafi

Conte thotë se nuk ka probleme me Mourinhon, ia uron më të mirën me Romën

Trajneri i Interit, Antonio Conte i ka uruar më të mirën trajnerit të ri të Romës, Jose Mourinho pas rikthimit në Serie A. 

Mourinho dhe Conte njihen për rivalitetin e madh gjatë viteve në Ligën Premier dhe pas ardhjes së portugezit në Serie A mendohej se ky rivalitet do të rikthehej.

Megjithatë, trajneri i Interit pretendoi se ai nuk ka probleme me Mourinho, pasi u befasua me emërimin e portugezit nga emisioni televiziv italian Le Iene.

Emisioni televiziv e bëri atë të lexonte lajmet dhe ish-trajneri i Juventusit u befasua qartë nga lajmi: “A firmosi ai? Po?”.

Dyshja kishin një marrëdhënie të vështirë, por Conte theksoi se ka ‘respekt të madh mes nesh’ në intervistën me Le Iene.

“Është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë, i uroj më të mirën, përveç kur ai luan kundër Interit”, ka thënë Conte. /Telegrafi/

https://twitter.com/reyeshades/status/1389706174862405637