Telegrafi

Conte te Barcelona, Chelsea gjen zëvendësuesin e tij?

Barcelona mund të emërojë Antonio Conten si shefin e tyre të ri të skuadrës apo si zëvendësues i Luis Enriques.

Sipas mediumit britanik “Sunday Express”, trajneri italian ka dalë si zgjedhja e parë ‘shokuese’ për t’u bërë trajner i ri i gjigantëve spanjollë, Barcelonës.

Conte ka kaluar vetëm një sezon në Stamford Bridge dhe ai është në rrugë për të fituar Ligën Premier.

Ai mund ta bëj edhe një ëndërr të trofeve të dyfishtë, nëse Chelsea mund Arsenalin në finalen e Kupës FA në Wembley më vonë këtë muaj.

Por, ai nuk pranoi të përjashtonte një largim dhe ai ishte në listën e kërkuar të Interit dhe Barcelonës, përcjell Telegrafi.

Conte është kontraktuar për një tjetër sezon dhe drejtuesit e klubit “Blue” dëshironin të diskutonin një marrëveshje të re më vonë këtë muaj.

Por, tani kjo mund të jetë në dyshim me alternativat që drejtuesit e klubit londinez i kanë potencialisht në tryezë.

Nëse Conte shkon, raportohet se shoku i ngushtë i Roman Abramovich, Leonid Slutsky do të ishte në ‘Pole-Position’ për ta zëvendësuar atë.

Slutsky së bashku me Abramovichin duke shikuar një ndeshje të Chelseat

 

Slutsky ka menaxhuar më parë CSKA Moskën dhe Rusinë dhe ka jeton në Londër që nga janari, ndërsa për më shumë se një dekadë është shikues i rregullt në ndeshjet e Chelseat. /Telegrafi/