Telegrafi

Conte: Shpresojmë se mund të arrijmë diçka të jashtëzakonshme

Antonio Conte (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Interit, Antonio Conte, është shprehur i kënaqur me tri pikët, por ka thënë se të zgjedhurit e tij është dashur ta përfundonin më herët ndeshjen ndaj Sampdorias.

“Këtë mbrëmje nuk kishim asnjë zgjidhej tjetër pos të fitonim, në mënyrë që ta ngushtonim diferencën në gjashtë pikë”.

“Jemi duke shpresuar se mund të arrijmë diçka të jashtëzakonshme… Shpresoj që ndeshjet e këtilla të na ndihmojnë ta kuptojmë se duhet ta vrasim – në aspektin sportiv – kundërshtarin dhe ta vrasim ndeshjen kur e kemi shansin”, ka thënë Conte pas ndeshjes.

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Strategu italian është shprehur i kënaqur me Christian Eriksen, i cili luajti në pozitën e njohur si ‘trequartista’, prapa Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Lexo po ashtu Interi mposht Sampdorian dhe ngushton diferencën me liderët

“Ai është përshtatur, por duhet të jetë shumë më i vendosur dhe të shënojë më shumë gola”, ka theksuar Conte në lidhje me danezin.

Kur kanë mbetur edhe 12 javë deri në fund të kampionatit, Interi ndodhet gjashtë pikë prapa kreut të tabelës që mbahet nga Juventusi. /Telegrafi/