Telegrafi

Conte refuzon rikthimin e Ivan Perisicit te Interi

Antonio Conte po refuzon që Ivan Perisic të rikthehet te Interi në fund të këtij edicioni.

Trajneri italian nuk mbështetet te anësori kroat dhe dëshiron të largojë atë përfundimisht.

Perisic është aktualisht në huazim te Bayern Munish dhe Hansi Flick thuhet se është i kënaqur me kontributin e tij në skuadër.

Bavarezët mund të mbajnë atë edhe për një sezon, mirëpo duhet t’i paguajnë Interit rreth 20 milionë euro për kartonin e tij.

Lexo po ashtu Interi shpreson t’i mbledhë mbi 130 milionë euro nga shitja e lojtarëve të huazuar

Dy klubet kanë raporte të mira dhe kroati do të ishte i lumtur të qëndronte në Munich, derisa ka arritur të rigjejë formën e tij të mirë.

Conte po ashtu do të largojë edhe Mauro Icardin e Radja Nainggolanin, pasi që të dy nuk janë në planet e tij. /Telegrafi/