Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është tallur me pretendimet se mund të humbasin Eden Hazardin, pasi belgu mund të kaloj te Barcelona.
Neymar u larguar nga Barcelona drejt Paris Saint-Germain për një transferim rekord botëror prej 222 milionë eurosh.
Anësori me tipare sulmuese belg, Hazard, ka qenë i lidhur me Barcën si një zëvendësim adekuat për të larguarin Neymar.
Megjithatë, trajneri i Bluve, Conte ka qeshur me këto pretendime, duke ia mbyllur derën largimin të Hazardit.
“Ne po përpiqemi të blejmë jo të shesim, Eden është i lumtur të qëndrojë me ne dhe të luajë për ne”, ka thënë Conte duke qeshur. /Telegrafi/