Telegrafi

Conte pyetet se përse nuk luajti me Alexis Sanchezin në barazimin ndaj Atalantas

Antonio Conte është pyetur nga gazetarët se përse nuk luajti me Alexis Sanxhezin në përballjen ndaj Atalantas.

Interi barazoi 1-1 me rivalin nga Serie A, derisa trajneri italian është kritikuar se përse nuk luajti me anësorin kilian që sapo është rikthyer nga lëndimi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-trajnerit të Chelseat që tha se 31-vjeçari duhet të jetë në formë për të luajtur.

Alexis Sanchez (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

“Ju e përmendët Sanchezin, mirë zotërinj, lojtarët duhet të jenë në formë për të luajtur”, ka thënë Conte në konferencë për media.

Lexo po ashtu Conte: Interi bëri gjithçka që ishte e mundur ndaj Atalantas, por ndikuan mungesat e mëdha

“Nuk jam i çmendur. Nëse e lë jashtë formacionit një lojtar, është për një arsye. Ndaj Atalantas kam luajtur pa dy lojtarë të rëndësishëm. Ata ishin intenziv në sulmet e tyre. Ne tentuam në çdo mënyrë që ta fitojmë ndeshjen”, ka shtuar më tej ai.

Sanchez është aktualisht në huazim te Nerazzurët nga Manchester United dhe duket se kiliani nuk ka të ardhme as në Giuseppe Meazza shkaku i formës së dobët. /Telegrafi/