Site icon Telegrafi

Conte prish kontratën me Chelsean, gati për Real Madridin

Antonio Conte thuhet se ka rënë dakord të përfundojë kontratën me Chelsean, duke e liruar atë për Real Madridin.

Conte u shkarkua nga Chelsea në muajin korrik shkaku i dështimit për të arritur një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Por, trajneri italian mbeti i lidhur me Chelsean, me një raport që sugjeronte se prishja e kontratës do të kushtonte 10.8 milionë euro për klubin londinez.

Lexo po ashtu Vëllai dhe agjenti i Contes thyen heshtjen: Nuk ka marrë asnjë telefonatë nga Real Madridi

Megjithatë, mediumi italian Sport Mediaset siguron se 49-vjeçari arriti një marrëveshje me Blutë në një gjykatë në Londër të premten në mëngjes.

Transmetuesi shton ish-trajneri i Juventusit dhe bosi i Italisë ka arritur një ‘marrëveshje verbale’ me Madridin për të zëvendësuar Julen Lopetegui, i cili mund të shkarkohet nëse Los Blancos humbasin El Clasicon në Barcelonë të dielën.

Lexo po ashtu Paralajmërohet Perez, futbollistët kundër emërimit të Contes

Conte do të kishte fituar edhe rezistencën e dhomave të veshjeve, e cila thuhet se drejtohet nga kapiteni Sergio Ramos dhe ish-portieri i Chelseat, Thibaut Courtois.

Në garë për stolin e Mbretërve është edhe Mauricio Pochettino, Santiago Solari dhe Guti. /Telegrafi/

Exit mobile version