Site icon Telegrafi

Conte po shikon mundësinë e ribashkimit me Bonuccin  

during an Italy training session at Stade de Geneve on June 15, 2015 in Geneva, Switzerland.

Antonio Conte thuhet se po shqyrton mundësinë e një ribashkimi me mbrojtësin e Milanit, Leonardo Bonucci, te skuadra angleze, Chelsea.

Trajneri italian nuk u nda aspak i kënaqur me transferimet e bëra nga drejtuesit e klubit londinez.

Conte reagoi disa herë duke kërkuar përforcime shtesë, pasi sipas tij grupi aktual i lojtarëve nuk i garanton suksese Chelseat.

Lexo po ashtu Conte ka plan katër transferime të mëdha gjatë janarit

Sipas Tuttosport, Conte ka thirrur ish-lojtarin e tij, Bonuccin, gjatë muajit tetor për të pyetur për përparimin e tij në Milano.

Conte dhe Bonucci kanë një marrëdhënie të mirë shoqërore dhe profesionale mes vete (Getty Images)

Rrjedhimisht, ish trajneri i Kombëtares së Italisë tani do të thërrasë përsëri “për të sjellë qendërmbrojtësin në West London”.

Blutë mund të jenë në treg për një mbrojtës të ri pasi ka pasur njoftime për një ndarje midis trajnerit dhe David Luizit, i cili pritet të largohet.

Lexo po ashtu Pas Montellas, edhe Bonucci drejt largimit nga Milani

Bonucci, ndërkohë, thuhet të jetë ‘i zhgënjyer’ nga Milani, edhe pse Rossonerët shpejt e sqaruan se ai ishte i lumtur në klub.

Megjithatë, në rast të ndonjë oferte të kënaqshme, Milani mund ta lejoj largimin e lojtarit shkaku i probleme financiare me UEFA-n. /Telegrafi/

Exit mobile version