Chelsea është bashkuar me betejën për adoleshentin e talentuar të AS Monacos, Kylian Mbappe.
Sipas mediumit Le 10 Sport, Chelsea tashmë ka bërë kontakt me një transferim të mundshëm për Mbappe.
Mendohet se menaxheri Antonio Conte do të takohet gjithashtu personalisht me sulmuesin e ri përpara miqësores së Francës kundër Anglisë më 13 qershor.
Ndërsa, është raportuar gjithashtu se Arsenali ka nisur një ofertë të guximshme prej 87 milionë funte për talentin francez.
Manchester United dhe Real Madrid kanë qenë gjithashtu të lidhura ngushtë me një lëvizje për të riun që shpërtheu duke shënuar 26 gola në 44 ndeshje në sezonin e kaluar. /Telegrafi/