Site icon Telegrafi

Conte pas eliminimit nga Napoli: Interi meritoi të kalojë në finale të Kupës së Italisë

Antonio Conte (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte insiston që Interi meritonte të arrinte në finalen e Coppa Italia më shumë sesa Napoli, por sipas tij kundërshtarin e shpëtoi portieri.

Nerazzurrët e nisën mirë takimin duke shënuar një gol të hershëm me Christian Eriksen pas tre minutave lojë për epërsinë 0-1.

Megjithatë, Dries Mertens përfundoi një kundërsulm klasik në fund të pjesës së parë për barazimin 1-1 dhe ky doli të jetë rezultati final, i cili e dërgoi Napolin në finale.

Lexo po ashtu Napoli eliminon Interin dhe sfidon Juven në finale të Kupës së Italisë

“Me dy ndeshjet e luajtura, besoj se merituam të arrinim në finale. Kam shumë pak për të qortuar djelmoshat e mi pas kësaj mbrëmje, sepse ky është futbolli agresiv që dua të shoh, duke u munduar të mbizotëroj në lojë”, ka thënë fillimisht Conte pas ndeshjes.

Interi ishte i pafat ndaj Napolit (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Ne krijuam shumë shanse dhe mbase mund të ishim më klinikë përpara golit, por David Ospina bëri disa pritje mahnitëse dhe ishte vendimtar”.

“Është zhgënjyese të pranosh atë gol, pasi ishte një gabim naiv që mund të kishim shmangur. Nëse duam ta luftojmë atë me një ekip si Napoli, krijuam aq shumë, dominuam ndeshjen dhe kjo ecuri funksionon mirë për të ardhmen”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Napoli 1-1 Inter, Ospina ishte vendimtar

“Në golin e Napolit, ishte një cep dhe ne kishim pozicionet e duhura, por më pas erdhi një top i gjatë dhe ne e humbëm formën”.

“Ishte një gabim, ne nuk ishim të përqendruar sa duhet në atë moment dhe paguam një çmim të rëndë. Të paktën do të na tregojë se këto detaje janë ndryshimi në këtë nivel dhe na ndihmojnë të rritemi”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Exit mobile version