Antonio Conte ka kërkuar nga tifozët e Juventusit që të jenë më të qetë për derbin që do ta zhvillojnë nesër (e diele) në kuadër të javës së shtatë në Serie A.
Trajneri i Nerazzurëve ka thënë se ai pret një ndeshje të mirë ndaj dy skuadrave që janë në krye të tabelës dhe një atmosferë të mirë nga të dyja tifozeritë.
“Unë pres një takim me dy skuadrat që janë aktualisht në krye të tabelës në Serie A”, ka thënë Conte në një konferencë për media.
“Një gjë që ne duhet të jemi të sigurt është derbi D’Italia, një ndeshje e madhe që të gjithë duan ta shikojnë. Ne duhet të kemi një dëshirë, entuziazëm dhe guxim për të luajtur në këtë takim. Futbolli është sport dhe jo luftë”.
“Shpresoj që t’i kem të gjithë lojtarët të gatshëm para ndeshjeve ndërkombëtare. Lukaku është duke punuar që të rikthehet për ndeshjen ndaj Juventusit, mirëpo ende nuk mund të them nëse ai do të luajë”, ka shtuar më tej Conte.
Tifozët e Zonjës së Vjetër kanë kërkuar nga bordi i klubit që ta heqin yllin e Conte nga stadiumi, pasi ai tashmë sipas tyre është një njeri që e ka tradhtuar klubin dhe ka shkuar te kundërshtarët e tyre. /Telegrafi/