Antonio Conte paralajmëron se hendeku me 19 pikëve në mes të Interit dhe Milanit nuk duhet të besohet, ndërsa ka thurë elozhe për Zlatan Ibrahimovicin.
Derby della Madonnina i dytë i këtij sezonit do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45 në San Siro.
Interi deri më tani është duke e rivalizuar Juventusin në garë për titull, ndërsa Milani vetëm së fundmi ka gjetur fomën e mirë duke filluar ngjitjen në tabelë.
Për formën e të dyja skuadrave dhe derbin në përgjithësi ka folur trajneri i Nerazzurrëve, Conte.
🎙 | THE BOSS
🗣 Antonio #Conte: "Teamwork wins the Derby, not individuals"
Read the rest what our Coach had to say ahead of the #DerbyMilano tomorrow evening 👇#InterMilan #ForzaInterhttps://t.co/oKm05Xmmr4
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) February 8, 2020
“Kur u takuam në ndeshjen e parë ishte vetëm java e katërt, kështu që asnjë nga ekipet nuk e dinte se çfarë lloj sezoni i priste”, ka thënë fillimisht Conte në konferencën e tij për shtyp.
“Milani e kishte në krye Marco Giampaolon, tani është Stefano Pioli, të dy skuadrat kanë ndryshuar shumë. Ne fillojmë një seri të ndeshjeve tani dhe pas kësaj do të kemi një ide më të mirë se cili do të jetë udhëtimi ynë”.
“Ajo që mund të them është se Milani sigurisht që meriton të ketë më shumë pikë sesa ata që ata kanë aktualisht, pasi janë një ekip i shkëlqyeshëm, me një kampion si Ibrahimovic që sjell besim dhe përvojë”.
“Mendoj se prania e Ibrahimovicit do të shtojë nivelin e argëtimit dhe gjithnjë i mirëpres ndeshjet me më të mirët. Unë gjithashtu besoj se do të jetë një moment i fortë emocional edhe për Ibrahimovic”.
“Derbi gjithmonë ka rreziqe të fshehura dhe ne duhet të jemi të përqendruar plotësisht, duke luajtur me përulje dhe intensitet”.
“Përqendrimi ynë duhet të jetë në tre pikët, kështu që fakti që është një derbi thjesht shton vështirësi shtesë, sepse ekziston një motiv i tillë për të pasur të drejta krenare në qytet. Njësoj ishte në Londër dhe Torino”, përfundoi italiani. /Telegrafi/