Site icon Telegrafi

Conte ofron Hazardin për dyshen e Juventusit

Antonio Conte do të lë kombëtaren e Italisë pas Euro 2016 dhe është pranë arritjes së marrëveshjes me Chelsean për të nisur një aventurë të re.

Ish-trajneri i Juventusit preferon që lojtarët t’i marr nga Serie A, pikërisht te kampionët aktualë, Juventusi.

Conte interesohet për sulmuesin Simone Zaza dhe mbrojtësin Leonardo Bonucci.

Bardhezinjtë kanë ëndërr transferimin e mesfushorit belg, Eden Hazard, i cili kërkohet edhe nga Reali, ndaj dhe Conte do të tentojë ta bind Hazardin që të niset drejt Torinos.

Ky i fundit nuk bën pjesë në planet e Chelseat.

Nëse Hazard do të pranojë që të shkojë në Itali, Chelsea do ta ketë më të lehtë të forcojë skuadrën me Leonardo Bonuccin dhe Simone Zazan. /Telegrafi/

Exit mobile version