Interi thuhet se e ka futur në listën e largimeve mesfushorin Radja Nainggolan, preferenca e të cilit është kthimi te Roma.
Sipas mediumit italian Corriere della Sera, Inter e ka vënë Nainggolanin në shitje për shkak të rekomandimit të trajnerit Antonio Conte.
Kjo është një zhvillim i habitshëm, duke pasur parasysh se Conte u përpoq të nënshkruante me belgun kur ishte në krye të Chelseat.
Gazeta vazhdon të shpjegojë se 31-vjeçari dëshiron të ri-bashkohet me Romën, por që Nerazzurrët nuk do ta shesin për më pak se 29 milionë euro.
Interi ka paguar 24 milionë euro për Nainggolan verën e kaluar, me Davide Santon dhe Nicolo Zaniolo gjithashtu pjesë e shkëmbimit.
Megjithatë, lëndimet dhe mungesa e formës e kanë kufizuar ish-yllin e Cagliarit në vetëm 22 Serie A dhe shtatë gola në të gjitha garat.
Nga ana tjetër, ai shënoi 33 herë dhe siguroi 29 asistime në 203 paraqitje për Giallorossët. /Telegrafi/