Antonio Conte beson se rikthim i Interit për ta mposhtur Milanin në Derby Della Madonnina shënon një moment kyç në sezonin e zikaltërve.
Rossonerët krijuan epërsi prej dy golash në pjesën e parë, mirëpo Nerazzurrët u kthyen në pjesën e dytë për ta përmbysur rezultatin dhe për ta fituar ndeshjen (4-2).
“Ishte një mbrëmje speciale, nuk ka dyshim. Në gjysmën e parë ishim në vështirësi, ndoshta më tepër sesa kemi qenë gjatë këtij sezoni dhe ekzistonte rreziku i humbjes”.
“Në vend të kësaj, vepruam mirë për ta kthyer baraspeshën… Veç rezultatit, jam i kënaqur për rezistencën në presion dhe rikthimin, sepse kjo nënkupton se janë të përgatitur për diçka shumë të rëndësishme”, ka deklaruar Conte për Sky Sport Italia.
Kjo fitore e ka barazuar Interin me pikë me Juventusin në krye të tabelës, mirëpo strategu italian thotë se është shumë herët të flitet për titull, por skuadra e tij mund të ëndërrojë. /Telegrafi/