Burime të shumta raportuan se Massimiliano Allegri po largohet nga Juventusi, ndërsa ato shtuan se Antonio Conte mund ta zëvendësojë atë edhe pse po lidhet shumë me Interin gjithashtu.
Historia po përhapet shpejt që Allegri dhe Presidenti Andrea Agnelli vendosën se ishte më mirë që të ndanin rrugët në fund të sezonit.
Mediumet La Stampa, La Repubblica dhe Sport Mediaset janë të gjithë të sigurta se Conte do të kthehet në klubin që e ka lënë në 2014.
Megjithatë, kjo nuk është e sigurt pasi media tjera të njohura italiane demantojnë këtë raport duke shtuar se trajneri italian do të bëjë zgjedhje tjetër.
Sipas mediumeve Sky Sport Italia, Sportitalia dhe Radio Rossonera, Conte është më afër Interit dhe zyrtarizimi mund të ndodh pas përfundimit të sezonit.
Në një intervistë me La Gazzetta dello Sport, Conte tashmë përjashtoi mundësinë e marrjes së Romës, ndërsa Milani mund të jetë gjithashtu në radar. /Telegrafi/