Telegrafi

Conte në kontakt ditor me Moratan për transfer te Chelsea

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, ka një ofertë konkrete nga Chelsea dhe dëshiron biseda vendimtare me Zidanen.

Marca shkruan se Morata dëshiron të luajë rregullisht dh e të ndihet pjesa kryesore e klubit kryeqytetas.

Kjo ndjenjë që i është dhënë në Torino i është premtuar nga Conte te Chelsea.

Vet italiani po kontakton me lojtarin çdo ditë dhe thuhet se ai po bën maksimumin për ta bindur.

Chelsea është gati të investojë 60 milionë euro në sulmuesin e ri spanjoll.

Megjithatë, Reali kërkon 80 milionë euro për lojtarin. /Telegrafi/