Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka folur për dallimin mes kampionatit anglez dhe atij italian.
Sipas italianit më vështirë është të fitohet në Ligën Premier se në Serie A.
“Ne e fituam titullin me Juventusin dhe unë prisja një rivalitet më të madh nga Milani. Por, në vend që të ndodhte kjo, ata shitën Zlatan Ibrahimovicin dhe Thiago Silvan te PSG-ja, duke u dobësuar”.
“Mbrojtja e titullit nuk ishte e thjeshtë, por ishte më e lehtë”.
“Ndërsa këtu në Angli, nga sezoni në sezon bëhet më vështirë. Shtohen rivalet për titull dhe skuadrat forcohen”.
“Unë mendoj se sezonin e shkuar ne bëmë me të vërtetë një punë të shkëlqyer, sepse fituam kampionatin kundër një skuadre me të vërtetë shumë të fortë, pasi sezonin e shkuar City kishte gjithashtu një skuadër fantastike”.
“Ndërsa sot, pas një afti kalimtar të shkëlqyer, ata e kanë përforcuar më shumë skuadrën”, ka thënë Conte.
Conte kampionatin e fundit me Juventusin ai e fitoi kampionatin me 17 pikë epërsi. /Telegrafi/