Telegrafi

Conte: Ndeshje e vështirë ndaj Liverpoolit, janë ekip shumë i mirë

Antonio Conte ka folur para takimit derbi të javës së 23 të Ligës Premier, ndeshje kjo që Chelsea e luan në udhëtim ndaj Liverpoolit.

Trajneri italian do të ketë një ndeshje të vështirë me skuadrat e tij, pasi udhëtojnë drejt Anfield për të luajtur ndeshjen derbin të javës, ndeshje kjo e cila do të jetë shumë e vështirë dhe e rëndësishme për vazhdimin e kampionatin në mënyrë pozitive.

“Këtë javë do të përballemi me dy kundërshtarë të mëdhenj dhe kundër Liverpoolit do të jetë një lojë shumë e vështirë, unë e di këtë, sepse ata vijnë në këtë ndeshje pas tre humbjeve”, tha Conte në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe për shkak se Liverpool është një ekip shumë i mirë dhe është një nga gjashtë ekipe që mund të luftojnë deri në fund për të fituar titullin apo për një vend në Ligën e Kampionëve”, përcjell Telegrafi.

“Kjo është një javë shumë e rëndësishme, por unë e di se pas këtyre dy ndeshjeve ne kemi për të luajtur edhe 14 ndeshje për të përfunduar kampionatin”.

“Për këtë arsye, rezultati është i rëndësishëm, por me këto dy ndeshje nuk përfundon kampionati”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/