Është raportuar se Menaxhmenti Elliott është duke planifikuar ndryshime në bankën e Milanit, ndërsa Antonio Conte konsiderohet favorit për ta zëvendësuar Gennaro Gattuson.
Pasi Yonghong Li dështoi t’i paguante borxhet, klubin italian e ka marrë nën menaxhim fondi amerikan dhe tashmë po bëjnë ndryshime.
Më 21 korrik pritet të caktohet presidenti i ri, me shumë mundësi Paolo Scaroni (ish-shefi ekzekutiv i kompanisë italiane të energjisë, Eni.
Në postin e shefit ekzekutiv do të vijë Ivan Gazidis, derisa Leonardo pritet të angazhohet si drejtor gjeneral.
SportMediaset raporton se krahas ndryshimeve në udhëheqësi, do të jetë ndryshime edhe në stafin e trajnerëve.
Conte është pa klub prej se u shkarkua nga Chelsea, ndërsa gjatë kohës sa ishte te Juventusi i ka fituar tri Scudetto.
Nga ana tjetër, Gattuso, edhe pse ka bërë punë të shkëlqyer në sezonin e kaluar, nuk konsiderohet i denjë për të vazhduar me drejtimin e skuadrës. /Telegrafi/