Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka thënë se është i lumtur me Alvaro Moratan.
Para ndeshjes me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, Conte është pyetur nga gazetat spanjolle për situatën e ish sulmuesit të Real Madridit.
“Ai ka një dëshirë të madhe, fokusim dhe dëshiron të luftojë që të luajë nga fillimi”.
“Për Moratan, ky është sezoni i tij i parë në karrierë si sulmues kryesor i një skuadre”.
“Në të kaluarën te Real Madrid, por edhe te Juventus, ka qenë lojtar stoli, si zëvendësuesi i parë për çdo sulmues që lëndohej”.
“Për këtë sezon, mendoj që duhet të ketë durim”.
“Jemi duke folur për një sulmues të rëndësishëm dhe që ka të ardhme te Chelsam për tani, por edhe për të ardhmen. Ai do të jetë në konkurrencë për ndeshjen me Barcelonën”, ka thënë Conte.
Barcelona e pret Chelsean në Camp Nou nga ora 20:45. /Telegrafi/