Antonio Conte u ka thënë lojtarëve të Chelseat se ai do të jetë i pranishëm për ditën e parë të stërvitjeve parasezonale që do të mbahen të hënën.
Menaxheri i Bluve pritet të zëvendësohet nga ish trajneri i Napolit, Maurizio Sarri.
Megjithatë, The Times shkruan se Conte u ka dërguar e-mail lojtarëve të tij duke ua bërë të qartë se ai do të jetë në klub javën e ardhshme.
Italiani ka hartuar një plan të plotë parasezonal për skuadrën e tij dhe përgatitjet.
Madje kjo gazetë e cekë që trajneri nuk është i shqetësuar dhe ndryshimin në stol e sheh si punë të klubit.
Conte ka kaluar pushimin veror në Italinë jugore, por do të jetë në Londër në fundjavë.
Ai njihet si punëtor i madh dhe programi i tij për përgatitje është gati, por mbetet të shihet se Roman Abaramovich a do ta lejojë të vihet në jetë. /Telegrafi/