Telegrafi

Conte i lumtur me kualifikimin

Chelsea ka arritur një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim në kuadër të Kupës FA.

Londinezët triumfuan 2-0 ndaj Wolverhampton duke kaluar në çerekfinale të Kupës FA.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte është shprehur shumë i lumtur për fitoren e arritur në udhëtim.

“Në kampionat jemi duke bërë një punë të mirë duke qëndruar në krye të renditjes dhe tani jemi në çerekfinalen e FA Cup dhe për këtë jam i lumtur, por pas kësaj ndeshje është e rëndësishme të kuptojmë që asgjë nuk është e lehtë”.

“Do të jetë shumë e vështirë të fitojmë të dy garat dhe ne do të mundohemi të fitojmë trofe”.

“Dëgjoj shumë njerëz që thonë që Chelsea ka fituar kampionatin. Kjo nuk është e vërtetë dhe ne duhet të jemi të vëmendshëm, pasi duhet të luftojmë në 13 ndeshjet e mbetura”, deklaroi Conte. /Telegrafi/