Paris Saint-Germain do t’i ndajë rrugët me Mauricio Pochettinon me të përfunduar ky sezon.
Edhe pse ka fituar Ligue 1, argjentinasi nuk ka përmbushur pritshmëritë e parisienëve dhe do të shkarkohet.
Por edhe Pochettino e kërkon largimin nga Parku i Princave,pasi nuk mund t’i menaxhojë lojtarët si Lionel Messi e Neymar, që kanë ego të mëdha.
Andaj, PSG është në kontakt me Antonio Conte, që i është vetëofruar nga Tottenhami, Joachim Low që është i papunë dhe ish-lojtarin e tyre, Thiago Mottan.
PSG po synon të shkojë për Conten, por që nuk përjashtohet as gjermani, pas sukseseve të treguara me ekipin kombëtar.
Motta që është trajner i Spezias është i fundit në listë,ndërsa nuk ka ndonjë konfirmim për Zinedine Zidanen. /Telegrafi/