Telegrafi

Conte: Liga Premier e vështirë, nuk po mendoj të shes Fabregasin apo Oscarin

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport ka folur për vështirësitë në Ligën Premier.

Me këtë rast tekniku italian ka folur edhe për tregun e transferimeve, ku ka zbuluar se nuk është duke menduar të shet dyshen e mesfushës Ces Fabregas dhe Oscar.

“Vendi i parë në Ligën Premier? Jam i lumtur mbi të gjitha për lojtarët, kemi gjetur rrugën e duhur. Vendi i parë? Nuk është aspak e lehtë, kjo është Liga Premier më e vështirë e të gjitha kohërave, nuk ka kampionat me vlera të tilla”.

“Diego Costa? Për ne është shumë i rëndësishëm, e ka kuptuar që duhet të punon me vetën dhe mos të bëhet me nerva”.

“Një mbrojtës në janar?  Mbrojta është e kompletuar, por është herët të flasim. Fabregas apo Oscar largohen? Vetëm thashetheme, nuk e kemi ndërmend t’i shesim”, ka thënë Conte. /Telegrafi/