Telegrafi

Conte: Kundër Liverpoolit do të shihet nëse jemi ekip i vërtetë

Liverpool dhe Chelsea takohen sonte në kuadër të javës së 23 të Ligës Premier.

Trajneri i Chelseat, Antoni Conte ka folur para takimit, i cili pritet të jetë shumë i vështirë për londinezët.

Italiani ka pohuar se është një ndeshje e rëndësishme për Chelsean dhe se sonte do të vërtetohet nëse jemi ekip i vërtetë, transmeton Telegrafi.

“Sot do të takohemi me një ekip të mirë. Por, sot vetëm me punë mund të themi se jemi një ekip i vërtetë”, tha ndër të tjerash Conte.

Ndryshe, Chelsea është lider i ligës elitare angleze me 55 pikë, përkatësisht ka dhjetë më tepër se Liverpooli i vendit të katërt. /Telegrafi/