Telegrafi

Conte kthehet në Itali, por kësaj radhe te Interi?

Antonio Conte mund ta lërë Chelsean në fund të sezonit për të nënshkruar me Interin. 

Sipas asaj që shkruan La Repubblica, Conte është i lidhur shumë me vendlindjen dhe mund të largohet pas vetëm një viti në Stamford Bridge.

Interi është kthyer në skuadër serioze dhe me ardhjen e Suning Group, trajneri italian mund të bindet për një kthim në Itali.

47-vjeçari ka treguar punën e tij te Chelsea duke e dërguar në maje të renditjes.

Inter momentalisht janë në vendin e gjashtë në Serie A, pas humbjes nga Roma, duke bërë hapa pas në luftën për Ligën e Kampionëve.

Conte më herët në Itali e ka drejtuar skuadrën në fitimin e tre titujve.

Ai po ashtu ka qenë trajner i Kombëtares italiane nga viti 2014 deri në vitin 2016. /Telegrafi/