Telegrafi

Conte: Kështu duhet ta presin tifozët Jose Mourinhon

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, do të kthehet si kundërshtar në stadiumin e Chelseat për herë të parë prej se u shkarkua nga klubi. 

Mourinho, që ka fituar tre tituj në Ligën Premier me londinezët dhe meriton respekt nga tifozët sipas trajnerit aktual të Chelseat, Antonio Conte.

“Kur ju fitoni tre tituj, ju fitoni zemrën e fansave. Unë kam respekt të madh për të”, ka thënë Conte.

Lexo po ashtu Renditja e pronarëve më të pasur të klubeve në Ligën Premier: I pari kryeson me 20 miliardë funte

“Mendoj që ka qenë një njeri i rëndësishëm për klubin.  Ai e ka shkruar tregimin e këtij klubi së bashku me lojtarët dhe stafin”.

“Pas fishkëllimës së gjyqtarit, ai do të jetë sikurse një lojtar i Manchester United, një armik –në aspektin sportiv”, ka përfunduar Conte. /Telegrafi/