Telegrafi

Conte i kërkon Interit ta bëjë trajnerin më të paguar në Serie A

Antonio Conte (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Raportohet se Antonio Conte i ka kërkuar Interit rrogë 10 milionë euro që të bëhet trajner i tyre.

Sipas Gazzetta dello Sport, presidenti i klubit Steven Zhang i ka kërkuar meaxherit gjeneral Beppe Marotta të sjell ish-trajnerin e Chelseat te klubi me bazë nga Milano. Sidoqoftë, gazeta njofton se 49-vjeçari nuk është plotësisht i bindur për t’u rikthyer në Serie A.

Kështu Conte dëshiron rrogë prej 10 milionë euro, tre milionë më shumë sa fiton Massimiliano Allegri te Juventusi, i cili është trajneri mv i paguar në Serie A.

Lexo po ashtu Agjenti i Bergwijn konfirmon se ka biseduar me Interin

Problemi tjetër është se në rast se klubi shkarkon Luciano Spallettin duhet t’i paguajë atij 25 milionë euro.

Këto dhe shpenzime tjera besohet se do jenë në rregull me Fair Playn Financiar. /Telegrafi/