Antonio Conte ka folur pas ndeshjes duke thënë që Interi fitoi ndaj Brescias përmes vendosmërisë së pastër dhe me këtë ka falënderuar lojtarët për paraqitjen.
Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku nuk patën pushim për shkak të krizës së dëmtimeve, por e treguan veten duke shënuar të dy gol më udhëtimin e tyre në stadiumin Rigamonti për fitoren 2-1 të Interit.
“Është e vështirë të flasim për lojën, sepse të njëjtët lojtarë luajnë vazhdimisht. Ata luftuan në një shkallë të jashtëzakonshme”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia.
“Ishte ndeshja jonë e katërt në nëntë ditë, me të njëjtët lojtarë. Situata ose rezultati është i pranueshëm në atë pikë. E tëra që ne mund të bëjmë është t’i falënderojmë për frymën që treguan deri në fund”.
“Tani jemi vetëm në gjysmë të rrugës, pasi kemi një lojë tjetër me Bolognan, pastaj Borussia Dortmundin dhe do të kemi shtatë ndeshje në 20 ditë para se të pushojmë”.
“Është një anomali dhe nuk kam parë ndonjë skuadër tjetër me një listë të tillë të ndeshjeve, kështu që më dukej shumë e çuditshme”.
“Disa ndeshje duhet t’i fitoni vetëm duke vuajtur. Duhet kuptuar për shumë arsye, si për shembull vendasit bëjnë presion për të kthyer rezultatin, ju duhet të mbani presionin dhe unë e sfidoj këdo të luajë katër ndeshje në nëntë ditë dhe të marr një fitore në Brescia”.
“Falënderova djelmoshat. Në mënyrë të pashmangshme, unë do të doja më shumë kohë për të përgatitur ndeshjet, veçanërisht pasi kishim për të ndryshuar planet tona sot sepse Brescia luajti praktikisht me pesë në pjesën e pasme dhe rregullonte gjithçka”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/