Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se Juventusi mbetet pikë referimi për të gjitha klubet që synojnë objektiva të mëdha.
Në prag të derbit të Italisë, trajneri i zikaltërve, ka thënë se duhet të ketë respekt për Juventusin dhe titujt e fituar për nëntë vite radhazi.
“Ne duhet të kemi respekt për ata që kanë dominuar Italinë për vite me radhë. Kjo sfidë do të na bëjë të kuptojmë se ku jemi. Hendeku me bardhezinjtë nuk është ngushtuar plotësisht, le të përpiqemi t’u afrohemi”.
“Juventusi favorit? Nuk dua të tregoj favoritët, ne duhet të kemi shumë respekt për një ekip që ka dominuar për nëntë vjet dhe dëshiron ta bëjë sërish. Më e pakta që mund të kemi ndaj Juventusit është respekti për atë që ata kanë bërë, nuk ka pasur histori në vitet e fundit”.
“Vitin e kaluar ne shkurtuam diferencën dhe shpresojmë të jemi në gjendje ta bëjmë edhe këtë vit, pasi në vitet e kaluara ata shkëputeshin 20-25 pikë të gjithëve dhe nuk ishte mirë”, ka thënë Conte
Conte shpjegoi se afati kalimtar i Interit është e mbyllur dhe Cristian Eriksen do të duhet të përshtatet në një rol të ri.
“Afati kalimtar për ne është e mbyllur në hyrje dhe në dalje dhe ne duhet të shfrytëzojmë maksimalisht potencialin tonë në skuadër. Pas Brozovicit nuk kemi një regjisor me karakteristikat e duhura, kështu që ne po e vendosim Eriksen në atë pozitë për ta bërë atë të performojë në mënyrën më të mirë”.
“Ai ka luajtur në pozicione të shumta me ne dhe të kesh një lojtar të tillë është një avantazh. Mund të jetë i dobishëm”, deklaroi Conte. /Telegrafi/