Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se skuadrës së tij i duhet më shumë intensitet dhe të mërzioten nga humbjet.
Nerazzurrët ishin në epërsi pas autogolit të Matthijs de Ligt, ndërsa Cristiano Ronaldo e barazoi rezultatin në 1-1 nga goditja e dënimit, për të fituar pastaj Juve me penallti.
“Mendoj se ka përmirësime prej ndeshjes me Manchester United”.
“Gjëja e rëndësishme është që intensiteti po futet në mendjet e lojtarëve. Ne duhet të luajmë futboll intensiv dhe bëjë presion te kundërshtari. Kur ne e kemi topin, ne përpiqemi të finalizojmë idetë tona”.
“Unë duhet ta konsideroj veten shumë të lumtur me rezultatin, sepse unë kam një grup lojtarësh që punojnë shumë. Duke thënë këtë, ne kemi humbur me penallti dhe duhet të jemi gjithmonë të inatosur me humbje, edhe nëse është në një ndeshje miqësore”.
“Kjo duhet të jetë ndjenja, si te stafi, lojtarët dhe drejtorët”, ka thënë Conte. /Telegrafi/