Mediat italiane kanë zbuluar se trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ishte i gatshëm të largohet nga Blutë verën e kaluar për të kaluar te Interi.
Conte po lufton për të trajtuar ngarkesën e rëndë të këtij sezoni pas fitimit të titullit në sezonin e fundit, me skuadrën e tij të gjendur në vështirësi për shkak të angazhimeve të Ligës së Kampionëve.
Trajneri italian ka qenë i lidhur me një largim nga Blutë pasi ekipi i tij ka ngecur dhe në Itali thuhet se ai pothuajse ishte larguar para se sezoni i ri të fillonte.
Gazetari i Gazzetta dello Sport, Mimmo Cugini thotë se Conte tashmë do të kthehet në Serie A nëse jo për vendin e Luciano Spallettit.
Ish-trajneri i Juventusit ishte i etur për të marrë drejtimin e Interit dhe ishte i gatshëm të prishte kontratën e tij me Chelsean, për të nënshkruar marrëveshjen e re me Interin.
Megjithatë, Interi zgjodhi të shkonte me Spalletin pasi dorëheqja e tij nga Roma e kishte bërë atë një agjent të lirë.
Zgjedhja e Spallettit ka dal të jetë e suksesshme, pasi ka drejtuar Interin në krye të tabelës së Serie A, pasi nga 16 ndeshja është pa humbje dhe ka 40 pikë në vendin e parë.
Për trajnerin Conte alternativa thuhet të jetë Milani, Real Madridi dhe skuadra franceze, Paris Saint-Germain që nuk po gjen qetësi me Unai Emeryn. /Telegrafi/