Telegrafi

Conte: Interi që drejtoj nuk është i ngjashëm me Juven në sezoni tim të parë

Antonio Conte (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte ka thënë se skuadra aktuale e Interit nuk është aspak si skuadra e parë e Juventusit që e ka drejtuar.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Bolognas, trajneri i Nerazzurrëve është pyetur për ngjashmëritë me ekipin e tanishëm të zikaltërve dhe atë të Bianconerëve në sezonin 2011/2012.

Lexo po ashtu Contes i duhen përforcime – tre lojtarë fillimisht do ta shiten për të pasuar ardhjet në janar

“Jo, atë vit nuk ishim në Evropë. Nuk mund të bësh krahasime, ngjashmëria e vetme është se gjithmonë luajmë në 1.000 mph (1609 km/h)’.

Antonio Conte (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Nëse e heqim këmbën nga pedali, nuk fitojmë. Nuk jemi të ndërtuar që të presim”, ka deklaruar Conte.

Nën drejtimin e strategut italian, Juventusi e fitoi tri herë radhazi titullin e Serie A, por edhe pas largimit të tij, Zonja e Vjetër vazhdoi ta fitonte titullin. /Telegrafi/